KKVITI

Hudhra për shërimin e hipertensionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hipertensioni është term për shtypjen e lartë të gjakut. Gjendjet e shtypjes së lartë të gjakut dallojnë, por kjo gjendje mund të shërohet në mënyrë natyrale. Gjendja më e shpeshtë e shtypjes së lartë është ajo si pasojë e kolesterolit dhe yndyrës së lartë në gjak. Në raste të tilla, gjaku trashet dhe zemrës i duhet të punojë më shumë.

PSE TA PËRDORNI HUDHRËN PËR SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT?

Hudhra përmban alicinë, e vlera e kësaj substance është e hatashme, megjithëse funksionin më së miri nëse hudhrën e konsumoni të papërpunuar. Siç e kemi përmendur, shtypjen e lartë të gjakut mund ta ulni nëse e konsumoni të freskët, sepse kur të përpunohet, zihet e gatuhet, humb vlerat e veta.

HUDHRA NË FORMËN PLUHUR

Në barnatore të ndryshme, këtë mund ta gjeni në formë të kapsulës. Shumë njerëz e shmangin hudhrën si pasojë e aromës, por në formën e kapsulës nuk përmban erë. Mund ta përdorni sikurse kripën. Mund ta shtoni në sallatë apo mish, peshk të pjekur.

Eco Higjiena

HUDHRA DHE VAJI I ULLIRIT

Midis shumë produkteve natyrale që me gjasë e ulin shtypjen e lartë të gjakut, ky kombinim është krejt i përsosur. Aminoacidet omega-3 në vajin e ullirit ndihmojnë në fleksibilitetin e arterieve, duke ndihmuar kështu në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Një mënyrë praktike është që disa thelpinj të hudhrës t’i futni në një enë me vaj ulliri. Më pas, mund ta lyeni bukën me të.

HUDHRA SI TËRËSI

Ka njerëz që këtë mund ta tolerojnë fare mirë dhe disa të tjerë që nuk munden. Nëse keni vuajtur nga shtypja e lartë e gjakut, apo keni pësuar sulm në zemër, çdo mëngjes ta konsumoni nga një thelb hudhër, sikurse të ishte një tabletë. Nëse e keni problem aromën e fortë të hudhrës, këtë formë të konsumimit të hudhrës e përdorni gjatë fundjavës, derisa ditëve tjera e konsumoni formën pluhur të hudhrës. Pos konsumimit të hudhrës, zemrës do t’i ndihmoni edhe nëse merreni me ushtrime kardiovaskulare, si ecja.

(Kosova Sot)