Hudhra ngadalëson plakjen

Mund të jetë e përmendur shumë se hudhra mban larg vampirët, por në fakt hudhra i mban njerëzit gjallë në shumë mënyra, thonë shkencëtarët.
Ata tregojnë se një përbërës i hudhrës e mbron trurin nga plakja dhe sëmundjet.
Hudhra mund të parandalojë sëmundjet neurologjike të lidhura me moshën, si alcajmeri apo parkinsoni.
Kërkuesit në Misuri (SHBA) zbuluan se rolin kryesor për këtë e luan një karbohidrat që gjendet në hudhër.
“Hudhra është një nga ushqimet më të përdorura në botë”, u shpreh Zezong Gu, profesor i asociuar i patologjisë dhe shkencave anatomike i Universitetin e Misurit. “Kërkimet tona u përqendruan në një derivat karbohidratesh i hudhrës, i njohur si FruArg dhe rolit që ai luan në përgjigjen mbrojtëse të trupit”. Ekipi studioi aftësitë parandaluese në dëmtimin e qelizave të trurit të shkaktuara nga stresi mjedisor.
Stresi mjedisor përfshin edhe procesin e plakjes, duhanpirjen, ndotjen, dëmtimet e trurit apo pirjen e pakontrolluar të alkoolit./ Përshtati në shqip: Daniela Bardhi/gazeta shendeti/