Fundamenti

Hudhra, kundër mykut, kolesterolit (dhe jo vetëm)

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është një bimë shumëvjeçare, origjina e së cilës mendohet se është nga Azia Jugore. Tek ne rritet në të gjithë vendin e kultivuar. Për mjekim përdoret fruti i saj (thelpinjtë e hudhrës), (Bulbus AlliumSativum). Hudhra midis të tjerave përmban vajin eterik -alium (0.1-0.36%) polisulfide të ndryshme me përmbajtjen kryesore-dialil sulfide.

Gjatë ekstraktimit të drogës me ujë përfitohet alium, një lëndë e tretshme në ujë, por që nuk ka aromën karakteristike të saj (të hudhrës).

Nën veprimin e enzimës alinaze, nën veprimin e oksigjenit të ajrit gjatë shtypjes së thelpinjve, aliumet zbërthehen deri në alicin ( 60% dialil sulfid), lëndë së cilës i dedikohet veprimi bakteriocid dhe fitoncid i drogës. Po ashtu hudhra përmban Vitaminë C, A, B, amide të acidit nikotinik, hormone, fermente, jod, biotinë etj.

Hudhra që në kohët e lashta ka pasur një përdorim të madh në luftë kundra glistrave (krimbave të zorrëve), në sëmundjet infektive të stomakut dhe zorrëve, si dhe në zhvillimin normal të florës së zorëve (pra, kundër mykut që na intereson ne)

Eco Higjiena

Përgatitja dhe përdorimi i hudhrës:

Në formë brumi (e shtypur) përdoret si tampon në hundë (si profilaksi kundra gripit)
2-3 thelpinj në ditë është dozë e mjaftueshme për sëmundjet e stomakut dhe zorrëve.

Mund të përdoret në formë tinkture me alkool: 50gr hudhra të shtypura hidhen në një enë qelqi të errët, mbulohet me 150 gr alkool 96* lihet 10 ditë duke e tundur herë pas here, kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga 10-15 pika para buke. Kjo përzierje përdoret jo vetëm për mjekimin e mykut, por edhe në sëmundjet kardiake, si dhe për uljen e kolesterolit në gjak./gazeta shendeti/