FITORJA

Hoyt Yee tregon çfarë qeverie i duhet Kosovës pas 11 qershorit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, vlerëson se Kosovës dhe i duhet një lidership i fortë që mund të arrijë konsensus kombëtar për çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur pezull.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Yee ka folur për konceptin e lidershipit të fuqishëm në Kosovë.

“Në një vend si Kosova, ku ka mendime të ndryshme në mes të partive të ndryshme, në mes të liderëve në lidhje me atë se cila është qasja e drejtë, kjo kërkon kohë, është e vështirë. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare e dimë se sa e vështirë është kjo. Sidoqoftë, është me rëndësi për njerëzit në Kosovë, që të vijnë së bashku, të punojnë së bashku për qëllime të përbashkëta”, tha Yee.

Në veçanti ai ka folur për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi që ishte edhe njëra ndër shkaqet e rrëzimit të legjislaturës së 5-të në Kosovë.

Hidromorava

Diplomati amerikan Yee, duke u përgjigjur në pyetjen e Jeta Xharrës, bëri thirrje për ratifikimin e kësaj marrëveshje si një ndër kushtet kryesore për arritjen e liberalizimit të vizave

“Për shembull, në marrëveshjen për demarkimin e kufirit duket që nuk ka një konsensus në mes të të gjitha partive dhe liderëve. Kjo marrëveshje duhet të kalohet. Ka qenë shumë e qartë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare që kjo marrëveshje duhet të kalohet nga Qeveria dhe të miratohet nga Kuvendi në mënyrë që vendi të lëvizë drejt marrjes së lëvizjes pa viza”, vlerësoi Yee.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në këtë intervistë flet gjithashtu për qëndrimet e SHBA-së rreth situatave të fundit në vendet e rajonit Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.