Fundamenti

Hoxhaj: Washingtoni do duhej të kishte një rol më të madh në procesin e dialogut

/ 2 minuta lexim
KKVITI

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ndodhet prej dy ditësh në Prishtinë, ku po zhvillon takime me krerët e politikës.

Gjatë konferencës së djeshme me presidentin Thaçi, Lajçak tha se është i angazhuar në misionin e tij, që dialogu ndërmjet dy vendeve të përfundojë në njohje reciproke.

Sipas Lajçak, dialogu Kosovë-Serbi duhet të kalojë nga BE-ja.

Por për deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj, Washingtoni duhej të kishte një rol më të madh në këtë proces.

United Hospital

”Mendoj se të dy ngjarjet janë të mirëseardhura. Kanë qenë ngarkesë e Kosovës në këto 4-5 vitet e fundit ku Washingtoni duhet të kishte një rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu duhet të afatizohet dhe duhet të flasim vetëm për një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë. Ajo që do ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë dhe ajo çfarë po bën Lajçak këto dy ditët e fundit në Kosovë janë pjesë e një procesi”, është shprehur Enver Hoxhaj, për Ora News.

Në intervistë, ai tha se ajo për të cilën ka nevojë Kosova, është që dialogu i filluar në vitin 2011 të përfundojë me njohje reciproke brenda vitit 2020.

“Unë nuk kam ndonjë informacion për atë që mund të jetë agjenda ose temat që mund të diskutohen. Administrata e presidentit Trump është e vendosur që të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Po cilat do jenë temat do ta shihni gjatë ditëve në vijim. Ajo çfarë ka nevojë Kosova është një dialog teknik dhe politik i cili ka filluar në vitin 2011, dhe të përfundojë në vitin 2020 me njohje të ndërsjellë.”, ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.