Mobi Casa

Hoxhaj: VV përgjegjëse për ambasadoren amerikane

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kujdesen që qortimet e ardhura nga zyrtarët amerikanë për shkak të incidentit me ambasadoren Tracey Ann Jacobson, t’i adresojnë te Lëvizja “Vetëvendosje”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se Policia e Kosovës është munduar të ofrojë siguri dhe ka mundësuar hyrjen e ambasadores Jacobson në objektin e Kuvendit, prandaj përgjegjësia primare bie mbi Lëvizjen “Vetëvendosje”.

“Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka qenë sponsorizuese dhe përgjegjëse për mbarëvajtjen e protestës kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thanë Hoxhaj për Telegrafi.

Ai ka deklaruar se Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur indinjatën për sjelljen e protestuesve dhe anëtarëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” ndaj deputetëve, ministrave dhe mbi të gjitha ndaj përfaqësuesve të huaj diplomatikë në Kosovë.

Mobi Casa

“Posaçërisht, me shqetësim të thellë e shohim sjellën e papranueshme dhe tendencën për të bllokuar ambasadoren e SHBA-vë në Kosovë”, ka shtuar Hoxhaj.

Rreth këtyre zhvillimeve, Ambasada amerikane në Prishtinë ka vlerësuar se duke përdorur këso taktikash të dhunshme, Lëvizja “Vetëvendosje” dëmton reputacionin e Kosovës, si një demokraci në zhvillim. Gjithashtu, edhe ambasadori i Kosovës në Washington, Akan Ismaili, është ftuar në bisedë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Por, “Vetëvendosje” vazhdon të këmbëngulë se ngjarjet para dhe brenda objektit të Kuvendit të Kosovës nuk mund të etiketohen si dhunë nga ana e aktivistëve të saj. Gjithashtu, përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje theksojnë se veprimet e tyre arsyetohen për shkak se, sipas tyre, marrëveshja do t’i sjellë të këqija të mëdha vendit. /Telegrafi/