United Hospital

Hoxhaj: Vendi në krizë, Kurti ka përgjegjësinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi është në krizë, dhe se kryetari i VV’së, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë e madhe për të formuar qeverinë dhe për të dalë nga kriza.

Hoxhaj ka thënë po ashtu se Glauk Konjufca nuk është dashur të propozohet për kryeparlamentar.

FIDANISHTJA

“Përgjegjësinë kryesore e ka zoti Kurti dhe partia e tij. I takon partisë së parë që të ketë fuqi njerëzore e shpirtërore që të arrijë marrëveshje me LDK. Mendoj se hapi kryesor i gabuar ka qenë që Konjufca u propozua pa partnerët e koalicionit. Në demokraci qeveris edhe partia e parë, partia e dytë, në rastin e Kosovës ka vend edhe për pakicat joshqiptare, por edhe opozita ka pjesën e saj. Mendoj se molla e sherrit ka qenë presidenti. Ajo qe dua të them është se cilado qeveri që del më 2020, ata duhet të merren vesh se kush do të jetë president më 2021″

“Unë jam me atë që duhet një kryeministër dhe një president që vendos balanca. Nuk jam për president si kukull. Ironia e asaj që po ndodh në Kosovë është se këta dy parti në të kaluarën e kanë penguar PDK’së që të bllokohet, por ne nuk jemi bllokuar. Këtë herë po bllokojnë njëra –tjetrën. Ne jemi shumë krenarë që realizuam zgjedhje të ndershme e demokratike”, tha Hoxhaj në News 24.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.