Hoxhaj thotë se zgjedhja e Thaçit në pozitën e Presidentit, fuqizon shtetin

“Me Thaçin posti i presidentit do të ketë fuqizim dhe është personi më i duhur në këtë fazë për Kosovën, thotë nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj.
Nënkryetari i PDK’së Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Hashim Thaçi në muajin shkurt do të bëhet president i vendit. Ai ka thënë se koalicioni qeverisës ka 89 deputetë dhe i ka votat e mjaftueshme për ta bërë kuorumin dhe për ta zgjedhur Thaçin president.
Hoxhaj ka vlerësuar se Thaçi do ta fuqizojë pozitën e presidentit, duke fuqizuar kështu edhe shtetin. Në intervistë për Epokën e Re, Hoxhaj ka thënë se nuk ka pasur biseda brenda PDK’së, por as me LDK’në për pasardhës të Thaçit në MPJ.
Ai ka treguar se deri më tani strukturat në strukturat e partisë nuk është biseduar as për trashëgimtarin e Thaçit në PDK. Sipas tij, aktualisht është me rëndësi të tejkalohet situata në të cilën ndodhet Kosova dhe Thaçi të bëhet president.