Hidromorava

Hoxhaj thotë se po rritet përkrahja për Kosovën në Amerikën Jugore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përmbyllur vizitën e tij në Gajana, duke takuar zevendëspresidentin dhe njëherësh ministër i Jashtëm i këtij vendi, Carl Greenidge dhe ministrin e Jashtëm të Antigua dhe Barbuda, Charles Fernandez.

Të dy homologët, Hoxhaj i ka informuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe progresin duke i falendëruar njëherësh për njohjen e pavarësisë së shtetit tonë, thuhet në njoftimin e MPJ.

Mes të tjerash, në këto takime bilaterale është diskutuar edhe për nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike dhe koordinimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

FIDANISHTJA

“E kam përmbyllur vizitën me dy takime shumë miqësore, me përfaqësuesit e vendeve që e kanë njohur Kosovën. Diskutuam për nevojën që të kemi konsultime politike dhe përkrahje për pavarësinë tonë në Amerikën Jugore dhe në Karaibe. Jam optimisht për raporte edhe më shkëlqyera në të ardhmen me këto vende përkrahëse”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Gajana, Hoxhaj ka lobuar për njohje duke takuar kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të disa vendeve mos njohëse si Suriname, Barbedos, Bahamas, St Vincent dhe Grenadines, Saint Lucia etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.