ARKATANA

Hoxhaj: Taksa mbetet derisa të ekzistojnë arsyet që çuan te vendosja e saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë medias boshnjake Avangarda, ka folur për taksën që Kosova ka vënë ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, si dhe motivet në lidhje me këtë masë.
Hoxhaj tha se motivet për vënien e taksës kanë qenë më shumë të politikës së jashtme sesa ekonomike.

“Kur je një shteti i ri dhe i vogël, dhe kur një fqinj si Serbia vazhdimisht e godet sovranitetin e jashtëm të Kosovës me fushata kundër njohjes dhe bllokada ndaj Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duhet përdorur atë që kemi në dispozicion, ta ushtrojmë sovranitetin e brendshëm duke vënë masa ekonomike dhe duke përcjellë mesazh të qartë në raport me Serbinë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se taksa do të mbetet në fuqi derisa nuk pushojnë arsyet që e kanë detyruar Kosovën të marrë vendim të tillë.

Fundamenti

“Gjatë vitit 2017 dhe 2018 Serbia ka ushtruar agresion diplomatik ndaj Kosovës, duke bërë përpjekje t’i bllokojë njohjet e Kosovës apo edhe t’i bindë vendet që tashmë e kanë njohur Kosovën ta tërheqin vendimin, sikurse ka bllokuar edhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Prandaj, reagimi ynë ka qenë i domosdoshëm, dhe vendimi që kemi marrë do të mbesë në fuqi derisa nuk pushojnë arsyet që kanë shtyrë në marrjen e atij vendimi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se BE-ja dhe shtetet anëtare të saj nuk e kanë ushtruar ndikimin e tyre në raport me Serbinë për ta penguar një fushatë të tillë, gjë që janë të obliguar ta bëjnë nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, sipas së cilës BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën për t’u bërë pjesë e institucioneve demokratike ndërkombëtare. Tha se kjo është mjaft shqetësuese për Kosovën.

“Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë vendet e Ballkanit në mënyrë më të balancuar”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.