Mobi Casa

Hoxhaj takon Palmerin: PDK kërkon një rol më të madh të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu-Kodra kanë takuar në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlip Kosnett.

“Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellët, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin”, thuhet në njoftimin për media.

Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës. /Telegrafi/

Fundamenti