ARKATANA

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte një dështim i madh i llojit të vet, pa platformë, pa vizion, pa strategji.

Hoxhaj në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ si dhe për zgjedhjet në PDK-së dhe zgjedhjet lokale.

“Takimi i djeshëm nuk ka qenë asgjë tjetër veçse tubim elektoral, e jo përfaqësim shtetëror”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt “Takimi ka qenë një dështim i llojit të vet, një performancë elektorale në stilin e tij populist, dhe nuk i shërben interesave të Kosovës. Unë mendoj që dje ka qenë një dështim i madh”.

Ai u shpreh se qytetarët duhet ta kuptojnë që në një kontekst më afatgjatë, sipas tij me qëndrimin e mbajtur në këtë takim, Kurti e ka betonuar konfliktin e ngrirë.

“Unë mendoj se me qasjen e djeshme është betonuar konflikti i ngrirë, statusquo-ja dhe kjo nuk është në interes të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se kjo i dëmton interesat strategjike të tyre”, u theksoi Hoxhaj.

Sipas tij, dje Kurti është prezantuar pa vizion, pa strategji e pa platformë.

U.D së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

“Ato katër pikat e tij janë një radhitje e çoroditur e pritjeve të Kosovës, janë probleme reale të Kosovës. Por, mendoj që njohja e ndërsjellët, anëtarësimi i Kosovës në OKB është pikënisja dhe pikëmbarimi e cila i zgjedh të gjitha problemet e tjera dhe unë kam prit që në një takim të tillë, z.Kurti të shkon i përgatitur politikisht, përmbajtësish dhe në rrafshin diplomatik, asnjëra nga këto nuk ka ndodh”, u shpreh Hoxhaj.

Mobi Casa

Hoxhaj i PDK-së, u shpreh se pika e parë e propozuar nga Kurti në Bruksel është hajgare.

“Për shembull pika e parë, ajo është hajgare. Ka mund të merret edhe farë amandamenti të marrëveshjes së Kiotos. Mendoj se këto janë aranzhime që tejkalojnë kapacitetet e Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.

Ai u shpreh se Kurti dhe Qeveria e Kosovës qëllimshëm janë duke e humbur këtë momentum diplomatik dhe sipas tij procesi i dialogut është rikthyer prapa në vitin 2011.

“Unë kam frikë që këtë momentum ideal diplomatik që ka Kosova në vitin 2021, zotëri Kurti dhe qeveria e tij qëllimshëm, për arsye elektorale të zgjedhjeve komunale dhe për arsye komunistë, Kosova këtë momentum është duke e humbë. Këtë nuk po e them vetëm si kryetar i PDK-së, por edhe si një njeri i cili e njeh politikën e jashtme. E ka rikthyer dialogun në vitin 2011”, u shpreh Hoxhaj.

Sa i përket çështjes së të pagjeturve, Hoxhaj theksoi se kjo është një temë e cila është mbyllur në vitin 2020, kur ka qenë kryeministër, Avdullah Hoti.

“Unë me sa e di, çështja e të pagjeturve si temë është pothuajse e mbyllur, e ka mbyllur kryeministri Hoti. Diplomatët të cilët e kanë vizituar Kosovën, ma kanë thënë në mënyrë të qartë se çështja e të pagjeturve është mbyllur në vitin 2020”, theksoi Hoxhaj.

Hoxhaj tha se “ftojmë Kurtin të jetë serioz në një temë të tillë, meqë interesi i Kosovës kërkon që interesi i Kosovës rezon shtetëror”, theksoi ai.

“Ku ka rezon shtetëror në takimin në Bruksel. Katër pika, pa plaatformë, pa vizion, pa strategji, nuk e dinë as anëtarët e Qeverisë se çka ka biseduara z.Kurti në këtë takim, nuk e dinë as deputetët e as opozita”, tha Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.