GRANDEMALL

Hoxhaj: Sot u shkel Kushtetuta, Kurti e Osmani po shkatërrojnë çdo institucion të pavarur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së Enver Hoxhaj ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së KQZ’së. Vendimi u mor sot nga presidentja Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoxhaj thotë se KQZ nën udhëheqjen e Dakës ishte prej institucioneve më të besueshme duke organizuar zgjedhjet më të mira në rajon.

“Viteve të fundit, KQZ ka qenë një prej institucioneve më të besueshme dhe me profesionale në vendin tonë, duke qenë përgjegjëse dhe meritore për zgjedhjet më të mira në rajon vit pas viti”, thotë Hoxhaj.

Veprimin e Osmanit ai e quan goditje ndaj demokracisë dhe shkelje të Kusahtetueses.

“Ky vendim i një kinse presidente, në shërbim të një kinse kryeminsitri, është një prej goditjeve të radhës e të rënda që po i bëhet demokracisë të vendit tonë”, shtoi ai.

“Për më tepër, ky vendim përbën edhe shkelje të kushtetuese sepse Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare nuk mund të shkarkojë asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve”, shtoi Hoxhaj.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Hidromorava

Dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë. Në përpjekjet e tyre për të kthyer prapa secilin proces demokratik e shkarkuar secilin zyrtar profesional, sot Vjosa Osmani me urdhërin e Albin Kurtit shkarkoi nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Viteve të fundit, KQZ ka qenë një prej institucioneve më të besueshme dhe me profesionale në vendin tonë, duke qenë përgjegjëse dhe meritore për zgjedhjet më të mira në rajon vit pas viti.

Ky vendim i një kinse presidente, në shërbim të një kinse kryeminsitri, është një prej goditjeve të radhës e të rënda që po i bëhet demokracisë të vendit tonë.

Shumica e arsyetimeve që janë dhënë për shkarkimin e saj nuk kanë të bëjnë fare me kompetencat e kryetares së KQZ-së.

Për më tepër, ky vendim përbën edhe shkelje të kushtetuese sepse Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare nuk mund të shkarkojë asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve. E faktin se vendimi ishte kryekëput personal e hakmarrje politike, e vërteton që vendimi u morr në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale duke vendosur në pikëpyetje organizimin e tyre.

Fatkeqësisht, mëria dhe inferioriteti që këta dy persona kanë ndaj zhvillimeve historike e shtetformuese në Kosovë, nuk do ta ndalet me këto veprime. Me këtë udhëheqje, inatë e amatorizëm qeverisës, rreziqet që e presin Kosovën janë të shumta dhe alarmante.

Ndaj kësaj keqqeversije dhe ndaj këtyre vendimeve të shëmtuara nuk duhet të heshtë askush.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.