Mobi Casa

Hoxhaj: Shtyrja e transformimit të FSK-së në ushtri është e pakuptimtë

/ 1 minutë lexim

Në nëntëvjetorin e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çdo vonesë në transformimin e FSK-së në ushtri është e pakuptimtë.

Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, theksoi se gjatë këtyre viteve, FSK-ja ka dëshmuar profesionalizëm dhe ka shënuar suksese të shumta në misione brenda dhe jashtë vendit.

Mobi Casa

“Para nëntë vitesh Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që nga atëherë, FSK-ja ka treguar profesionalizëm dhe suksese të shumta në misionet e saj brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është çështje kritike dhe çdo vonesë më shumë është e pakuptimtë”, është postimi i plotë i Hoxhajt. /Telegrafi/