Eko Higjiena

Hoxhaj: Serbia po na godet nëpër botë, Konjufca merret me lista ambasadorësh

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme që ndërlidhen me politikën e jashtme të Kosovës. Pretendimin e Serbisë se Sierra Leone ka tërhequr njohjen dhe për kërkesën e ministrit Glauk Konjufca për tërheqje të ambasadorëve.

Hoxhaj thotë se kjo qeveri do të duhej të merrej me sulmet që po ia bënë Serbia shtetësisë së Kosovës, dhe jo me tema të brendshme dhe hartim listash të ambasadorëve.

Sipas zyrtarit të PDK’së, tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone, qeveria Kurti po përpiqet ta mbulojë me kërkesën për tërheqje të ambasadorëve.

Shkrimi i plotë i Hoxhajt:

Çfarë është më jetike për vendin? Tërheqja e njohjeve apo tërheqjet e ambasadorëve?

HW

Ministri i jashtëm i Serbisë po godet Kosovën kudo ku mundet nëpër botë. Ministri i jashtëm i Kosovës merret me tema të brendshme dhe me lista të ambasadorëve!

Në vend se kjo qeveri të merret me parandalimin e tërheqjeve tjera eventuale, qeveria e re merret me tema fiktive, akte populiste, vendime për efekte elektorale… dhe në vazhdimësi po i ik përgjegjësisë së dështimit në politiken e jashtme dhe përgjegjësisë reale për vazhdimin e dialogut.

Skandalin e sotëm të tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone, qeveria e re po e mbulon me kërkesën për tërheqjen e shtatë ambasadorëve të respektuar e profesional, që i kanë shërbyer gjatë Kosovës.

Politika e jashtme dhe përfaqësimi i Kosovës po rezulton të jetë pika më e dobët e kësaj qeverie. Kemi konfrontimin e drejtpërdrejtë me Amerikën, përkeqësimin e raporteve me Shqipërinë, tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone dhe çuditërisht, shprehjen e vullnetit të mirë ndaj Serbisë.

Politika e jashtme nuk bëhet duke u hakmarrë! Ajo nuk do duhej të reflektojë ndasitë e politikës së brendshme. Kosova duhet të ketë vazhdimësi e përfaqesim unitar në marrëdhenie me jashtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.