ARKATANA

Hoxhaj: Serbia po i frikëson serbët e Kosovës që të mos bëhen pjesë e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj arrestimit të pjesëtarit serb të FSK-së në pikën kufitare në Konçul, nga ana e autoriteteve serbe.

Këto arrestime, Hoxhaj i quajti shqetësuese dhe të papranueshme, me tendencë për t’i shantazhuar pjesëtarët e komunitetit serb që të mos bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës.

“Arrestimi i pjesëtarit serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar në Konçul dhe lirimi i tij pastaj, është shqetësues dhe i papranueshëm, me tendencë për t’i shantazhuar pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë dhe për ta penguar integrimin e tyre në institucionet e sigurisë.. Edhe një dëshmi tjetër që Serbia nuk e ka seriozisht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe nuk dëshiron ta lejojë integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit tone”, ka shkruar Hoxhaj.

Uji Dea

Jo më larg se javën që shkoi zyrtarë të lartë serbë kanë kërcënuar publikisht serbët e Kosovës, se do të dënohen nëse vendosin të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic në një samit rajonal ka përdorur gjuhë dhe sjellje kërcënuese ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Ndërsa, tani ndodh ky arrestim dhe lirim me qëllim që t’i frikësojë pjesëtarët e tjerë serbë që janë, ose mendojnë të bëhen pjesë e FSK-së.

Hoxhaj tha se Kosova do t’i mbrojë qytetarët e saj dhe nuk do të lejojë që Serbia ta destabilizojë vendin.

“Kosova do ta mbrojë secilin qytetar të saj dhe nuk do të lejojmë që as Serbia e as askush tjetër ta rrezikojë stabilitetin e brendshëm të shtetit të Kosovës”, përfundoi zëvendëskryeministri i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.