UBT

Hoxhaj: Samiti i Zagrebit, samit i status-quos

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky samit që po mbahet në Zagreb, më shumë është samit i status quos.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Samiti i Zagrebit është më shumë samit i status quos, për të cilin thotë se nuk kishte pritje të mëdha sa i përket cështjeve të Kosovës.

Hoxhaj, ka thënë se në deklaratën e përbashkët të Samitit, të shteteve anëtare të BE-së, nuk ka asnjë fjali që flet për zgjerim.

“Në deklaratën e përbashkët të Samitit të shteteve anëtarë të BE-së, nuk ka asnjë fjali që flet për zgjerimin. Mesazhi i parë i Samitit është se nuk është i zgjerimit, i dyti është se cka duhet të ndodhë në Ballkan për parandalimin e Covid-19…”ka thënë Hoxhaj.

UBT

Enver Hoxhaj, gjithashtu tha se deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci se duhet të ngritet si cështje liberalizimi I vizavve, është e drejtë dhe e duhur.

“Ajo se cfarë ka thënë Presidenti Thaci, se duhet të ngritet cështja e liberalizimit të vizave, mendoj se është e drejtë dhe e duhur, por nëse bëjmë një interpresim linear, mesazhet në Zagreb janë shumë pesimiste”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, potencoi se deklarata e cila do të miratohet, nuk flet për atë që BE-ja do të jetë fort e interesuar në raport me Ballkanin.

“Dua të them se pritjet ashtu ashtu nuk kanë qenë të mëdhaja, por është shumë zhgënjyese qasja e Bashkimit Europian në raport me Ballkanin, sidomos gjuha e një deklarate e cila ishte shumë e thatë, në të cilën nuk përmendet as fjala anëtarësim, e gjithashtu nuk përmendet as gjuha e zgjerimit.”, ka thënë Hoxhaj në emisionin Debat në Radio Televizionin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.