ARKATANA

Hoxhaj, rrallë në Bruksel

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj të mërkurën është gjendur në thumbin e kritikave nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Këta të fundit kanë kritikuar qasjen e Hoxhajt karshi raporteve me Brukselin, aq sa kanë thënë se ai është njeriu në Qeveri, që më së rralli shihet në ndërtesat kryesore të institucioneve të BE-së në Bruksel.

Kryetari i Komisionit Albin Kurti, ka shkuar madje edhe më larg, duke thënë se kur është fjala për ministrin e Jashtëm kosovar, Bashkimi Evropian po përdor politika përjashtuese. Fajin për këtë nuk ia ka hedhur vetëm Hoxhajt por edhe mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së. “Ju e keni parë që Brukseli ka një lloj përjashtimi për ministrin Enver Hoxhaj.

Ai më shumë shkon nëpër konferenca e organizata tjera ndërkombëtare në Azi e Afrikë, mirëpo në BE thuajse nuk është aq i preferuar pikërisht për shkak se BE-ja nuk na njeh. Duke qenë se pesë shtetet e BE-së nuk e pranojnë pavarësinë, nuk ka konsensus sa i përket statusit tonë, andaj Enver Hoxhaj është njeriu më i rrallë i Qeverisë së Kosovës në Bruksel. Në vend të tij më shumë është kryeministri dhe zv/kryeministrat, mandej ministrja Çitaku e kështu me radhë”, ka thënë Kurti. Por pretendimet e Kurtit i ka hedhur poshtë Ministria e Jashtme.

ARKATANA

Në përgjigjen zyrtare që MPJ i ka dërguar gazetës është thënë se ministri Hoxhaj ka kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Bruksel. Aty është përmendur takimi me Stefan Fylen dhe vizitën që Hoxhaj ka pasur muajin e kaluar në Bruksel. Përpos kësaj, MPJ ka shkruar se pos agjendës së integrimeve në BE, qëllim ka edhe sigurimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë. Ndërkohë, zyrtarët e kësaj ministrie e kanë vënë në pikëpyetje punën e anëtarëve të Komisionit në raport me politikën e jashtme. “Një pyetje e pashmangshme është se çfarë ka bërë Komisioni për Politikë të Jashtme dhe diplomacia parlamentare në promovimin e agjendës evropiane dhe avancimin e politikës së Jashtme të Kosovës. Pra sa herë ka qëndruar përtej Shqipërisë kryetari i Komisionit dhe anëtarët për qëllime të politikës së Jashtme dhe jopartiake. Duhet theksuar se në këta tre vjetët e fundit, ministri Hoxhaj ka qëndruar 9 herë në Bruksel, 9 herë në Berlin, 7 herë në Londër dhe Paris e shumë qendra të tjera dhe ka komunikime të përditshme me homologë nga bota dhe institucione kyçe evropiane e ndërkombëtare”, ka shkruar zyra e ministrit Hoxhaj në përgjigjen e saj. Për deklaratat e Kurtit lidhur me qasjen ndaj Brukselit, ka folur edhe ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Deputeti i LDK-së është pajtuar me atë që ka thënë Kurti se Hoxhaj është i papranueshëm dhe nuk njihet në Bruksel por hatri atij i ka mbetur te deklaratat e ministrit lidhur me Rezolutën 1244 dhe qëndrimin e tij karshi kësaj çështjeje. “Është tmerruese ta dëgjosh ministrin duke thënë se Rezoluta 12 44 është e vdekur. Ose unë jam çmendur e nuk jam tamam ose është koha për alarm, sepse nëse ministri me aq lehtësi thotë që nuk ekziston Rezoluta 1244, ndërsa ai vetë me shokë të tij e kanë futur në fusnotë e kanë betuar, atëherë jo që duhet me fol po duhet me fol fort”, ka thënë Hyseni…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.