ARKATANA

Hoxhaj reagon pas akuzave të Sali Berishës për presidentin Thaçi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se është argat i Serbisë dhe se ai nuk duhet të shkojë në asnjë negociatë për Kosovën, pa shkuar në Hagë.

Hoxhaj në reagimin e bërë ka thënë se ka pasur konsideratë të lartë për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ndërsa tash pikëpamjet e tij me frymë përçarëse po e rrënojnë kontributin e tij të dhënë në të kaluarën për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Tutje Hoxha në reagimin e bërë ka thënë se ish-kryeministri Berisha, po mundohet ta bartë debatin e politikës ditore të Shqipërisë në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero.

Eco Higjiena

Shkrimi i plotë:

“Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën.

Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero. Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndër-shqiptar”, shkruan Hoxha në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.