UBT

Hoxhaj: Qeveria të vizitoj NATO-n dhe të shoh mundësitë e anëtarësimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës duhet ta vizitojë selinë e NATO-s dhe të shohë pritjet për anëtarësim të Kosovës.

Kështu u shpreh në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai theksoi se mbrojtja e vendit fillon nga jashtë.

“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”, u shpreh Hoxhaj.

FIDANISHTJA

E kësaj deklarate i është përgjigjur, ministri i Financave, Hekuran Murati. Ministri theksoi se Qeveria po punon në adresimin e kërkesave.

“Ne si Qeveri po bëjmë që këto kohë t’i adresojmë kërkesat tona edhe të paraqesim situatën. Po bëjmë gjithçka që është e mundur, pajtohem edhe me një thënie të deputetit Hoxhaj se duhet të dëgjojmë e jo vetëm të flasim”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.