Eko Higjiena

Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për ndarjen e normalizimit nga integrimi evropian, çlirim për Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti për qëndrimin e tij për ndarjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nga integrimi evropian.

Hoxhaj ka thëbë se kjo i shërben Serbisë, sepse ia mundëson asaj anëtarësimin në BE, pa e njohur Kosovën dhe pa marrëveshje obligative ligjore në dialog.

UBT

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë.

“‘Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë’ – paska thënë Kurti! Qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë nga kushtëzimi evropian dhe në interes të Serbisë që ia mundëson asaj që edhe pa marrëveshje obligative ligjore dhe pa njohje të ndërsjellë, të mund të anëtarësohet në BE!”, ka shkruar Hoxhaj tutje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.