Fundamenti

Hoxhaj: Qasja e Kurtit në dialog është vetëm në interes të Serbisë dhe jo të Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe njëheresh, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qasja e kryeministrit Albin Kurti në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, është vetëm në interes të Serbisë dhe jo të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qasja e Kosovës në dialog me Serbinë po lëvizë në rreth të mbyllur dhe jo drejt qëllimit final, siç u shprehet ai, marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

“Përzgjedhja e temave teknike me përfitime populiste, kanë zëvendësuar dialogun nga një platformë për normalizim ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në temë të menaxhimit të krizës! Kjo qasje është vetëm në interes të Serbisë, që çdo herë synon ta mbajë Kosovën larg nga marrëveshja e madhe, e të përqëndruar në kriza të vogla!”, ka shkruar Hoxhaj.

HW

Ai, tutje ka thënë se kryeministri Kurti “dikur thoshte që Kosova duhet të jetë palë e barabartë në tavolinë, dhe jo në meny, por ai tashmë e ka bërë Kosovën temë në menynë e menaxhimit të krizave ndërkombëtare! Kjo është pasojë kur negociohet pa vizion, pa platformë, pa parime dhe pa qëllime!”.

“Ndryshimi gjeopolitik është aq i shpejtë dhe reagimi i z. Kurti është aq i ngadaltë, sa që Kosova po humbë shancën historike që gjatë Presidencës Biden të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë, në një kohë të rënies së Rusisë dhe izolimit të Serbisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, në fund të shkrimi, Enver Hoxhaj u shpreh se për amerikanët ekziston një plan kohor që duhet të mbyllet tema e raporteve tona me Serbinë, por, sipas tij, Kosova nën udhëheqjen e Kurtit, “po lëvizë në kohë e hapësirë drejt izolimit të vetimponuar!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.