Uji Dea

Hoxhaj: Punët e mëdha duhet të kryhen, ose edhe në vitin 2021 do të flasim për to

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin për herë të parë pas zgjedhjeve në vend ka folur për tema të mëdha, të cilat sipas tij, duhet t’i përfundojë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Hoxhaj në këtë intervistë për gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se është detyrë e këtij koalicioni me përmbyll shtetndërtimin.

“Tema të tilla si shndërrimi i FSK në Ushtri të Kosovës, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, ushtrimi i së drejtës për të lëvizur pa viza, krijimi i Asociacionit të komunave serbe, dialogu me Serbinë, që duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB, ose me njohje reciproke dhe pajtim historik, reforma zgjedhore etj, janë anë tema për të cilat PDK-ja angazhohet të ketë konsensus nacional”, tha Hoxhaj.

Ai tha se partitë politike duhet të kenë dialog të brendshëm dhe sipas tij është detyrë e Qeverisë, por edhe opozitës që të kenë qasje të përbashkët lidhur me këto tema, pasi sipas tij, nëse këto nuk kryhen mund të ndodh që temat e njëjta të jenë edhe më 2021.

ARKATANA

Hoxha ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se tashmë Komisioni i ri do të merret sërish me çështjen e demarkacionit dhe kjo sipas tij është politikë shtetërore dhe jo partiake.

Hoxhaj tha se lidhur me demarkacionin, PDK nuk ka ndryshuar qëndrim.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur edhe për çështje tjera, si formimi i ushtrisë, liberalizimi i vizave, zgjedhjet lokale etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.