GRANDEMALL

Hoxhaj pret lajme pozitive për njohje të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar me agjendën intensive të lobimit gjatë Samitit të Frankofonisë, duke takuar përfaqësuesit e mbi 20 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në takimet me ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e delegacioneve të Kamerunit, Lejeune Mbella, të Laos, Sangsomsak Bounkeut, të Vanuatus, Jean Pierre Nirua, ministrin e jashtëm armen, Eduard Nalbandian, Hoxhaj ka ngritur nevojën e njohjes së Kosovës.

Ai ka thënë se njohja ndërkombëtare e Kosovës është e vështirë por pret lajme pozitive në javët në vazhdim.

“Gjatë këtyre dy ditëve të Samitit të Frankofonisë kam takuar rreth 20 vende jo njohëse dhe nga ministrat e tyre kam marrë zotim se këto shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që njohja ndërkombëtare është një proces i vështirë, i cili kalon në faza të ndryshme, dhe që ka ngritjet dhe rëniet e veta. Por jam shumë i sigurt që gjatë javëve të ardhshme do të ketë lajme pozitive për Republikën e Kosovës”

Uji Dea

”Qëllimi jonë është që jo në pafundësi të kemi një betejë ndërkombëtare për njohjen e Kosovës por të arrijmë që 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së ta njohin Kosovën në mënyrë që kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare të ketë numër të mjaftueshëm të votave” ka thënë Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka takuar edhe ministrat e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn, atë të Togos, Robert Dussey dhe përfaqësuesin e delegacionit të Emirateve, Zaki Nusseibeh.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Frankofonisë, ku Kosova është shtet anëtar vëzhgues që nga viti 2014, Hoxhaj ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të kësaj organizate, dhe shumë ministra të Jashtëm dhe udhëheqës të delegacioneve që e kanë njohur Kosovën dhe ato mosnjohëse, transmeton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.