GRANDEMALL

Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, tha se një përpjekje për afrim mes PDK-së dhe LVV-së do të ishte e kotë sepse ka dallime marramendëse mes dy partive.

Hoxhaj ka folur edhe për platformën e përbashkët opozitare.

“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha”, tha Hoxhaj, për RTV21.

GRANDEMALL

Ai tha se nëse partitë opozitare nuk arritën që ta kenë një qartësi se cili është interesi nacional i Kosovës në qershor të 2024, nuk mund të krijohet një platformë e përbashkët opozitare.

Hoxhaj tha se interes aktualisht do duhet të ishte një platformë e anëtarësimit në NATO, parandalimi i migrimit, i cili sipas tij është masiv.

“Interes i Kosovës është ne të mos mbesim shpejtësia e fundit e zhvillimit në rajon si kemi mbetur këto katër vitet e fundit. Për këtë unë mendoj se më nuk ka hapësirë që të ketë koordinim para se të mbahen zgjedhjet. Ne duhet të shkojmë në zgjedhje si subjekte të ndara politike, por për këtë duhet të shtrohet pyetja se cila duhet të jetë platforma e partive politike opozitare pas zgjedhjeve, meqenëse unë e shoh një qeverisje me Kurtin të dëmshme, çdo subjekt politik që mund ta bëjë”, tha Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.