ARKATANA

Hoxhaj: Përkrahja e Gjermanisë, jetike për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me agjendën diplomatike në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Walter Steinmeier dhe atë të Tajlandës, Don Pramudwinai.

Në këto takime të ndara, Hoxhaj i ka informuar homologët për progresin e Kosovës dhe nevojën për mbështetjen e këtyre shteteve edhe në të ardhmen si në agjendën evroatlantike por edhe të betejave të ardhshme diplomatike për njohje dhe anëtarësim në organizata, transmeton Telegrafi.

“Pata takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinemier i cili është një mbështetës i madh i Kosovës. Në javët e ardhshme, përkrahja e tij dhe e Gjermanisë është jetike për të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Ndërsa me Tajlandën, biseduam si të nisim një etapë të re të marrëdhënieve që mund të jetë në të mirë të përbashkët të dy vendeve” , ka thënë Hoxhaj, njofton MPJ.

Uji Dea

Po ashtu, ministri i Jashtëm do të vazhdojë me takime të tjera në New York, ku gjatë javës që shkoi së bashku me Kryeministrin Mustafa kanë zhvilluar mbi 60 takime të karakterit bilateral dhe multilateral.

Në fokus të agjendës së tyre ka qenë zgjerimi dhe forcimi i sovranitetit të Kosovës, njohja diplomatike dhe thellimi i raporteve bilaterale me disa shtete mike që e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.