Hidromorava

Hoxhaj: Përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është Vuçiqi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, se kush është fajtor për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Në një prononcim për Telegrafin, Hoxhaj ka thënë se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e politikanit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

“Serbia është përgjegjëse për vrasjen e politikanit të Kosovës, Oliver Ivanovic. Urdhërdhënësit politikë në Beograd të të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, Milan Radojicic, jo vetëm që po e mbrojnë atë duke e strehuar dhe mbështetur, por edhe po e pengojnë zbardhjen e plotë të këtij rasti kriminal përmes shpifjeve dhe propagandës, ka deklaruar Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, qëndrimet e zyrtarëve më të lartë në Serbi, po i shërbejnë politikave të Millosheviqit.

Fundamenti

“Deklaratat e presidentit Vuçiç dhe të vartësve të tij, të cilët i kanë shërbyer së bashku Millosheviçit, janë shantazh dhe përpjekje për të mbjellur frikë tek serbët e Kosovës, që të mos bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë për zbardhjen e këtij rasti. Kosova mbetet e përkushtuar thellësisht për ta zgjidhur këtë rast sa më shpejtë, meqë adresa e këtij krimi është në Beograd dhe përgjegjës është vetë presidenti Vuçiç”, ka thënë për fund Hoxhaj.

Ndryshe zyrtari serb Marko Gjuriq, ka deklaruar se përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit janë institucionet në Kosovë duke bërë përgjegjës presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se sipas indikacioneve, Milan Radojiçiq është urdhëruar nga pushteti aktual në Serbi për ta vrarë Oliver Ivanoviqin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.