ARKATANA

Hoxhaj: Përfshirja e amerikanëve në dialog është e domosdoshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se përfshirja e amerikanëve në dialogun Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përfshirja i amerikanëve në dialogun Kosovë-Serbi, është i domosdoshëm, derisa ka shtuar se asnjë marrëveshje në Ballkan nuk është arrit pa amerikanët.

“Involvimi i amerikanëve është i domosdoshëm në dialog. Nuk ka marrëveshje në Ballkan që është arrit pa involvimin e amerikanëve, e sidomos tash në raport me Kosovë-Serbi. Roli i amerikanëve është kyç. Ata janë edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Ata mund të na japin mbështetje në OKB”, ka thënë Hoxhaj në RTK.

Hidromorava

I pyetur se a mund të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, Hoxhaj, ka thënë se nuk mund të ndodhë me një takim që e kanë palët, Skender Hyseni me Lajçakun dhe Avdullah Hoti me Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund të ndodhë me një takim që e kanë palët, Hyseni me Lajçakun dhe Hoti me Vuçiqin. Kjo ndodhë nëse partnerët tanë, BE dhe ShBA, kanë vëmendje të merren me këtë çështje. Vëmendja matet nëse ka një datë, një temë, një përpjekje për një marrëveshje finale. Aktualisht kjo nuk është në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.