Uji Dea

Hoxhaj për Thaçin: Kemi të bëjmë me një lider historik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini ka theksuar se koalicioni qeverisës në mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është funksional.

Sipas tij, raportet në mes dy partive (PDK dhe LDK) janë të mira, duke shtuar “se qëllimi kryesor është implementimi i marrëveshjes dhe programit qeverisës”.

“Zgjedhja e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, si president i vendit është pjesë e marrëveshjes në mes dy partive politike. Unë besoj se koalicioni ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Thaçin president. Përveç tri ose katër emrave të LDK-së, të cilët janë shprehur publikisht se nuk do ta votojnë kryetarin e PDK-së si president, të tjerët besoj se do ta votojnë”, ka theksuar Hoxhaj.

Eco Higjiena

Ai më tutje ka thënë se koalicioni qeverisës i ka 89 deputetë, dhe kjo është e mjaftueshme, duke shtuar “se lider më të mirë dhe më të përshtatshëm se Thaçi nuk ka brenda PDK-së, por besoj se nuk ka as brenda partive tjera”.

“Kemi të bëjmë me një lider historik. Do të vërehet mungesa e tij në momentin kur do të shkojë nga PDK-ja, sepse kemi të bëjmë me një hendikep të madh”, ka shtuar Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.