Fundamenti

Hoxhaj: Për 3 deri 5 vjet do të ketë njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Parlamentarët evropian, edhe ata nga Parlamenti Evropian, por edhe kolegët nga asambletë e vendeve anëtare, kanë mbështetur vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë një debati dyditësh të organizuar në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Ditën e dytë të debatit kanë folur edhe gjashtë ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Normalizimi i raporteve është larg nga momenti kur mund ta quajmë si punë të kryer. Prioritetet në dialog do të jenë këto – së pari përmbushja e të gjitha marrëveshjeve pa i rinegocijuar ato, së dyti, shpërbërja e të gjitha strukturave paralele, së treti, integrimi i serbëve të Kosovës në institucionet e shtetit, së katërti prania e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe në OKB, dhe së pesti njohja e ndërsjellë. Për ne është i rëndësishëm arritja e një Traktati të Paqes” tha ministri i jashtëm në largim Enver Hoxhaj.

Uji Dea

Sipas tij, arritja e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes një “dokumenti obligues ligjor” do të duhej të jetë njohje e ndërsjellë.

“Në 3 deri 5 vjet të adresojmë të gjitha çështjet e hapura. Nuk jemi të interesuar të ekspoperojmë Kosovën në BE, por ta sjellim BE-në në Kosovë, ta europianizojmë Kosovën” tha ai./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.