UBT

Hoxhaj: PDK’ja nuk ka nguti në zgjedhjen e presidentit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se në situatën në të cilën gjendet vendi PDK’ja nuk ka ndonjë nguti të mendojë se si të zgjidhet presidenti, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi në një dramë dhe ajo dramë ka filluar të premten për Kosovën dhe PDK’në. Në këtë situatë ne nuk kemi as mundësi as ndonjë nguti që të mendojmë se në çfarë forme të zgjidhet presidenti. Ne presim që koalicioni qeverisës të jetë I qartë se si do të duket procesi i zgjedhjes së presidentit por nuk është shqetësimi i joni se kush e ka shpallur kandidaturën”, tha Hoxhaj.

Ai tha se procesi i dialogut udhëhiqet nga qeveria dhe ata e dinë se si t’i qasen procesit tash e tutje.

ARKATANA

“Qëndrimi i PDK’së është i qartë, dialogu i takon qeverisë që t’i rishikojnë qëndrimet e tyre në raport me këtë proces. Ne meqë nuk jemi në tavolinë, nuk ia vlen të japim opinion se çka duhet të veprojë qeveria. Dialogu nuk duhet të jetë proces duhet të jetë ngjarje që duhet të përfundojë me njohje”, tha Hoxhaj.

Ai ka komentuar edhe vizitën e kreut të AAK’së Ramush Haradinaj në zyret e tyre dje, duke thënë se ka qenë pa paralajmërim por e çmojnë praninë e tij.

“Vizita e z. Haradinajt ka qenë e paparlajmëruar por e kemi pritur dhe e çmojmë praninë e tij”, u shpreh Hoxhaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.