Mobi Casa

Hoxhaj: PDK nuk pranon korrigjim të kufijve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës dha qëndrimin e partisë së tij lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve. Sipas Hoxhës, PDK është kategorikisht kundër idesë së paraqitur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve”.

“Qëndrimi i PDK-së është i prerë: nuk ka as ndarje të Kosovës, nuk ka as korrigjim të kufijve, nuk ka as shkëmbim territorial. Z. Thaçi nuk flet në emër të PDK-së… Kushdo që është interesuar që ta shtyjë Kosovën në fazën përmbyllëse të shtetësisë, duhet të ketë këtë qasje, do të duhet ta mbështesin ekipin negociator në Kuvend. Të ftoni për konsensus politik. Pa hy në tema se çka do të diskutohet”, tha Hoxhaj.

Enver Hoxhaj u bëri thirrje partive politike opozitare që t’i bashkohen ekipit negociator të Qeverisë.

“Edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka kundërshtuar Pakon e Ahtisaarit, ndërsa sot ulet me këtë pako në Kuvend të Kosovës”, shtoi ai.
Këto deklarata Hoxhaj i bëri në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” , që po transmetohet në emisionin ‘Jeta në Kosovë.

Fundamenti

Aty u dikskutua për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.

Në këtë emision u shfaqën pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një tryezë lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, diskutuan liderët e partive në pozitë dhe opozitare.
Po ashtu, në një intervistë, analisti nga SHBA-të, Daniel Serëer dhe analistri serb Dragomir Angjellkoviq komentoi këtë çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.