KKVITI

Hoxhaj: PDK-ja po përgatitet për zgjedhjet lokale, do të jemi opozitë konstruktive

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me kryesitë e degëve të kësaj partie.

Mbrëmë, Hoxhaj ka takuar kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit.

Temë diskutimi i Hoxhajt e kryesisë, ishte edhe përgatitja e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit.

Uji Dea

“Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndër të tjerash, Hoxhaj ka thënë se në këtë mandat do të jenë opozitë, për siç ka thënë ai, në shërbim të interesave të qytetarëve.

“Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.