RCCOLA

Hoxhaj: PDK-ja i ka mbajtur dyert hapur gjithnjë për të rinjtë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – PDK-ja i ka mbajtur dyert hapur gjithnjë për të rinjtë, duke u dhënë mundësi që ta bëjnë ndryshimin për gjeneratën e re dhe krijimin e liderëve të rinj ka thënë Enver Hoxhaj në takimin me të rinjtë e PDK-së në Gjilan.

“PDK-ja i ka mbajtur dyert hapur gjithnjë për të rinjtë, duke u dhënë mundësi që ta bëjnë ndryshimin për gjeneratën e re dhe krijimin e liderëve të rinj. Sot, me të rinjtë e Gjilanit, bashkëbisedova për planin e rimëkëmbjes që do ta implementojmë në qeverisjen e ardhshme. Rimëkëmbje për rininë dhe për çdo sferë të jetës, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në një Kosovë më të mirë” ka shkruar Hoxhaj.

Eco Higjiena

Kurse vet tw rinjtë e PDK-sw kanw thwnw se rinia gjithëherë ka ditur të rreshtohet në anën e drejtë. “Rinia është rreshtuar fuqishëm përkrah zhvillimit dhe progresit e jo përkrah atyre që në vend të ideve përparimtare – u japin atyre molotovë e gurë për t’i sulmuar institucionet! Të rinjtë me PDK-në e PDK me të rinjtë” kanw shkruar ata./rajonipress/