UBT

Hoxhaj: Parlamenti i Kosovës, institucioni më i izoluar në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, kanë diskutuar lidhur me anëtarësimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në organizata parlamentare.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, kanë diskutuar lidhur me anëtarësimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në organizata parlamentare.

Duke e dhënë një pasqyrë të marrëdhënieve të rregullta të Kuvendit të Kosovës me organizata të ndryshme parlamentare evropiane dhe rajonale, Hoxhaj ka konstatuar me keqardhje se legjislativi i vendit është institucioni më i izoluar i vendit.

Ai në vazhdim ka folur për mundësitë që Kuvendi i Kosovës të anëtarësohet në organizata të ndryshme parlamentare, në agjenci parlamentare, në mekanizma të organeve parlamentare, si dhe në rrjete të ndryshme të deputetëve.

ARKATANA

Anëtarët e Komisionit, kanë mbështetur idenë e Hoxhajt dhe kanë kërkuar që të studiohen mundësitë për anëtarësim në këta mekanizma, si dhe kanë kërkuar që të përgatitet lista me prioritete për organizatat e dhëna, bashkë me ekspertizat profesionale për procedurat e anëtarësimit.

Mbështetëse të fuqishme të anëtarësimeve të synuara mund të jenë grupet e miqësisë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe parlamenteve tjera, është thënë në takim.

Po në takimin e sotëm, Komisioni për Punë të Jashtme ka shqyrtuar edhe agjendën e vizitave të anëtarëve të tij në parlamente të tjera./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.