Fundamenti

Hoxhaj para Mogherinit: BE-ja dështoi t’i mbaj premtimet për vizat më 2018

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në takimin e tretë të Këshillit për Stabilizim Asociim Kosovë – BE, në Bruksel ka thënë se vitin 2018, kosovarët do ta mbajnë mend si vitin kur Bashkimi Evropian dështoi ta mbajë premtimin dhënë qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Schengen.

“Këtë vit qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend si vitin kur Bashkimi Evropian dështoi ta mbajë premtimin për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Mobi Casa

Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, për çka na u tha që është proces teknik, e që në fund u tha se kemi të bëjmë me vendim politik. Edhe ky takim i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të mund të ishte i jashtëzakonshëm po të kishte vendim pozitiv.

Dua ta theksoj pakënaqësinë e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për mos përmbushjen e këtij premtimi të kahmotshëm, duke e lënë Kosovën shtetin e vetëm të izoluar në rajon”, ka thënë Hoxhaj në takimin e KSA-së që po mbahet në Bruksel./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.