UBT

Hoxhaj: Pa PDK-në s’ka as kryeparlamentar as Qeveri

/ 2 minuta lexim

Nënkryetari i PDK-së dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kanë qenë të befasuar që në takimin e sotëm te kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, nuk kanë marrë pjesë asnjëra nga partitë parlamentare shqiptare.

Hoxhaj thotë se verdikti i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e përcakton qartë se vetëm PDK-së i takon ta propozojë kandidatin e saj për këtë post.

“Gjykata Kushtetuese me atë vendim e ka qartësuar shumë situatën. Mendoj se znj. Brovina e ka thirr këtë takim për mbarëvajtjen e seancës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai është shprehur i bindur se të gjitha partitë do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fundamenti

Ai ka thënë që nga fillimi është ditur se si do të dalë vendimi i Gjykatës. Ai thotë se është habitur kur është formuar Blloku menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Dy mënyra që ky Bllok të marrë pushtetin: ose ta ndryshojnë kushtetutën, ose përmes zgjedhjeve”, tha ai.

“Pa PDK-në, nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Pa PDK-në nuk mund të formohet as Qeveria e Kosovës”, tha Hoxhaj në emisionin Interaktiv. /Telegrafi/