Fundamenti

Hoxhaj: Osmani, Kurti dhe Gërvalla kanë përgjegjësi, ta tregojnë të vërtetën rreth pretendimeve të Serbisë për çnjohjet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka thënë se kaosi i qëndrimeve, kërcënimet dhe një varg gabimesh të politikës së jashtme tregojnë që Kosova në diplomaci po shkon nga dështimi në dështim.

Hoxhaj thotë se për dy vjet Kosova s’ka marrë asnjë njohje të vetme, ndërkohë po merr sulme të vazhdueshme nga Serbia me pretendime për heqje të njohjeve, shkruan Gazeta Express.

“Një kaos qëndrimesh, kërcënimesh dhe gabimesh i një politike të jashtme shterpe tregojnë që Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim! Për dy vjet, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të vetme! Përkundrazi, Serbia është duke e goditur kudo Kosovën. Nga goditja kundër sovranitetit të brendshëm në veri në fundvit tani po i shtohet edhe rrudhja e sovranitetit të jashtëm në fillimvit, me një listë pretendimesh për çnjohje të Kosovës! “, ka shkruar Hoxhaj.

Hidromorava

Ai tutje shton se sa ka qenë kryediplomat, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, dhe ka kërkuar sqarime nga krerët e shtetit nëse qëndrojnë pretendimet e Serbisë.

“Sa kam qenë Minister i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete, ndërsa sot, qeveria duhet te sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës që të tregohet nëse këto pretendime janë të vërteta dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme për këtë dështim!”, ka përfunduar Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.