Hoxhaj nuk shkon në komision të Kurtit

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj nuk do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, ku është thirrur nga kryetari i këtij komisioni, Albin Kurti për të raportuar, lidhur me Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, planit të zbatimit për këtë marrëveshje, dhe për dorëheqjen e Shefit të Misionit të posaçëm të Kosovës në Beograd, Lulëzim Pecit.
“Ministri nuk do të merr pjesë sepse do të udhëtoj për Bruksel”, ka thënë për “Epokën e re” një burim brenda kabinetit të ministrit Hoxhaj.
Takim është paraparë që të mbahet në ora 12:00.
Ndryshe, edhe Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës njoftoi se mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme e paraparë të mbahet sot, shtyhet për një ditë tjetër. /Telegrafi/