UBT

Hoxhaj nuk i harron as këtë 28 Nëntor, shkruan për liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj këtë 28 Nëntor ka shkruar për liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

FIDANISHTJA

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe ky nëntor na gjeti pa udhëheqësit kryesorë të luftës, të cilët, siç u shpreh Hoxhaj, nën flamurin kuq e zi dhe nën emblemën e UÇK-së i prinë luftës për lirinë e Kosovës. “Pa Presidentin Hashim Thaçi, pa kryetarin Kadri Veseli, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Sali Mustafën, festa është e paplotë.”, ka shkruar ai. Tutje, Hoxhaj tha se edhe në këtë 28 Nëntor, ata po akuzohen e po mbahen padrejtësisht. “Lufta e tyre, lufta e UÇK-së ishte e pastër, ishte luftë për mbrojtjen e qenësisë sonë dhe asgjë e askush nuk mund ta njollosë atë.”, ka përfunduar shkrimin e tij, derisa ka shpërndarë edhe një fotografi të ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.