UBT

Hoxhaj: Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa PDK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës, shprehet nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përkundër se thotë që janë duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këto komente, Enver Hoxhaj, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë në largim, i bëri në RTK 1.

Për Shqipërinë marrja e statusit të vendit të kandidatit për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sipas diplomatit Hoxhaj, pas tranzicionit demokratik një dekadësh, kjo është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë, dhe me këtëka ndodhë “rikthim i plot në civilizimin evropian”.

Ai pret që Shqipëria në një periudhë prej dy vitesh të mund të hapë edhe negociatat për anëtarësim dhe thotë se “mund të ndodhë sipas dinamikës në një periudhë dhjetë vjeçare të jetë anëtare e BE”.

Sipas tij, 5 vende të reja janë në procedurë për ta njohur Kosovën, tri të Bashkimit Evropian si Greqia, Rumania e Sllovakia

Hidromorava

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pret se do ta njohin këtyre muajve Kosovën dhe dy vende të Afrikës veçse kanë marrë vendimin pë r njohje të Kosovës në qeveritë e tyre.

Spanja, sipas tij për arsye të brendshme nuk arrinë ta njohë Kosovën, por presin ndikim edhe tek Qiproja përmes Greqisë, pas njohjes nga kjo e fundit.

Deri në vitin 2020, ministri Hoxhaj beson se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në agjencionet e saj.

“Kur ne të anëtarësohemi në OKB, dhe në një periudhe pesë vjeçare një gjë e tillë është e mundur, nga një studim të ekspertëve më të mirë dhe partnerëve strategjik”, shprehet ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.