Fundamenti

Hoxhaj: Njohja nga El Salvadori lajm i madh për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

El Salvadori ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Me El Salvadorin numri i shteteve që kanë njohur Kosovën arrin në 105.

Lajmin për njohjen e Kosovës nga El Salvadori për Radio Kosovën e konfirmoi Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.

Fundamenti

“Sot misioni ynë në New York ka marrë zyrtarisht nga El Salvadori notën përmes së cilës formalizohet zyrtarisht njohja e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur dhe kjo njohje është paralajmëruar nga ana ime para disa javësh. Që në atë kohë unë kam zhvilluar takime të drejtpërdrejta më përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi dhe ne kem pritur që gjatë kohës sa mbahej Asambleja e Përgjithshme, do të mund të nënshkruajmë marrëdhëniet diplomatike. Por, sot ka arritur njohja zyrtare, kështu që pa dyshim është një lajm i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës meqë ky vend ka një peshë të madhe në hemisferën perëndimore në Amerikën Latine“, tha Hoxhaj. /Indeksonline/