Fundamenti

Hoxhaj: Një shtet ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës, publikimi i njohjes çështje javësh

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Evner Hoxhaj gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka theksuar se njohja universale e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës mbetet prioritet i politikës së jashtme të Kosovës.

Derisa ka theksuar se MPJ po bën përpjekje të mëdha për shtimin e numrit të njohjeve ministri Hoxhaj ka thënë se “deri në fund të vitit Kosova do të marrë edhe tri njohje të reja, dhe një vend tashmë e ka marrë vendimin, dhe është çështje javësh kur ata do të bëjnë shpalljen”.

Uji Dea

Ministri Hoxhaj është shprehur ndër të tjera se Kosova do të vazhdoj lobimin për njohje individuale dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet që kanë njohur shtetësinë e Kosovës. /ZERI/