GRANDEMALL

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e sheh të pamundur një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LVV-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

Sipas tij, mungesa e rezultateve nga Qeveria Kurti e pamundëson një gjë të tillë dhe jo dallimet që mundë të jenë ta patejkalueshme mes dy subjekteve politike.

“Një koalicion në mes të VV-së dhe PDK-së në gjykimin tim e shohë të pamundur. Ndryshimi politik që ka ndodhë më 14 shkurt 2021, ka qenë ndryshim për të keq”, ka thënë Hoxhaj në Tëvë1.

Ish- ministri i Jashtëm ka thënë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të udhëhiqet nga opozita.

“Ndryshimi politik që duhet të ndodhë më 9 shkurt duhet të ndodhë për të mirë dhe qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga opozita.Kjo do të ishte në interes të vendit”, tha Hoxhaj.

Për të ardhja e Kurtit në pushtet ka qenë aksident i cili sipas tij, nuk do të ndodhë më.

ARKATANA

Hoxhaj thotë se veriu i Kosovës është shndërruar në një platformë elektorale e jo shtetërore.

Sipas tij, kjo platformë po e mban në pushtet kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë e ndërsa në Beograd presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin.

“Veriu i Kosovës është një platformë mjerisht elektorale, jo shtetërore. Veriu është një platformë, e cila e mban në pushtet Albin Kurtin në Prishtinë, e Aleksandar Vuçiqin në Beograd. Dhe herët ose vonë njerëzit do ta kuptojnë se si duket ky tregimi për veriun”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se në veri sheh më shumë tani dezintegrim të komunitetit serb se vite më parë.

“Kjo politikë, e cila është populiste, elektorale, të cilët njerëzit kanë dëshirë ta dëgjojnë nuk i përmbush pritjet e shtetit të Kosovës… Sot, kemi përfunduar në një situatë që në dy vitet e fundit unë shoh më shumë dezintegrim të komunitetit serb dhe më shumë presion të partnerëve tanë ndërkombëtarë… Është shkatërruar boshti të cilin ne e kemi ndërtuar shtetin sovran dhe të pavarur. Kurti këtë e bën për ta përmbysur Pakon e Ahtisaarit. Kush ka interes tjetër që të përmbyset kjo Pako e Ahtisaarit mbi të cilën ne e kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës? Serbia. Këtu, pra politika e Albin Kurtit puqet me atë që e ndjekë Serbia”, deklaroi Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.