Uji Dea

Hoxhaj: Nëse s’ka vija të kuqe me Serbinë, s’do të ketë as me Shqipërinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në inaugurimin e pikës kufitare me Shqipërinë, në Morinë, së bashku me homologen e tij nga Shqipëria, Senida Mesi, si dhe dy shefat e misioneve të Bashkimit Evropian ne Shqipëri dhe Kosovës.

Në fjalimin e tij me rastin e hapjes së kësaj pike, Hoxhaj tha se nëse në këtë fazë të fundit të dialogut me Serbinë, e cila duhet t’i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë në rajon, dikush në Beograd dhe Bruksel mendon se sa i takon normalizimit në raport me Serbinë nuk duhet të ketë vija të kuqe, atëherë, nëse këto vija të kuqe nuk vlejnë në raport me fqinjin tonë verior, nuk duhet të vlejnë as në raport me Shqipërinë.

“Kur sot, pas 12 vitesh, jemi në fazën e fundit të dialogut me Serbinë dhe ende kemi çështje të hapura me fqinjin tonë verior, duam që ky dialog, sa t’i shërbejë normalizimit të plotë në mes të të dy shteteve përmes njohjes së ndërsjellët dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB, po aq edhe një pajtimi Kosovë-Serbi pas një konflikti të thellë më shumë se një shekullor. Por, nëse në këtë fazë të fundit, e cila duhet t’i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë në rajon, dikush në Beograd dhe Bruksel mendon se sa i takon normalizimit në raport me Serbinë nuk duhet të ketë vija të kuqe, atëherë, nëse këto vija të kuqe nuk vlejnë në raport me fqinjin tonëverior, nuk duhet të vlejnë as në raport me Shqipërinë”, deklaroi Hoxhaj.

Ai tha se çdo ndryshim i karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territorial mund të prodhojë gravitet të ri të jashtëm rajonal.

Mobi Casa

“Kosova e pavarur është gurthemeli i fundit i paqes mes popujve në Ballkan, por edhe gurthemeli më i rëndësishëm për t’i ruajtur balancat etnik dhe nacional në hartën e Ballkanit. Sikurse Kosova shumë-etnike është projekt shtetëror jo vetëm për ta jetësuar vullnetin politik të shumicës, por për t’i ruajtur edhe balancat e brendshme mes grupeve etnike në Kosovë. Çdo ndryshim i karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territoriale, mund të prodhojë, si pasojë, një gravitet të ri të jashtëm rajonal”, vazhdoi më tej Hoxhaj.

Hoxhaj ka përmendur 24 korrikun e vitit 2006 kur ndodhi takimi i Vjenës i njohur si “takimi i elefantëve” e nga i cili takim sipas tij rrodhi më pas dialogu me Serbinë.

“Më 24 korrik të vitit 2006, gjatë negociatave në Vjenë, ka ndodhur takimi më i madh në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e Presidentit Ahtisaari, si i ngarkuar i posaçëm i OKB-së për ta adresuar çështjen e statusit final. Para 12 vitesh, ka pasur disa parime, disa parametra dhe disa vija të kuqe se si kemi arritë deri tek pavarësia. Por, po ashtu ka pasur, në këto 20-30 vitet e fundit të shpërbërjes Jugosllave dhe krijimit të shteteve të reja, nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Kosova, të cilat e kanë formësuar shtetbërjen në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.