Eko Higjiena

Hoxhaj: Nëse Demarkacioni nuk ratifikohet në janar, të harrohen vizat edhe në vitin 2017

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova ka në dispozicion vetëm edhe muajin e parë të vitit të ri, janarin që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht nga BE që Kosovës t’i hiqen vizat. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh në fillim të vitit të ri, atëherë duhet të harrohet liberalizimi i vizave gjatë vitit 2017.

Ky është paralajmërimi që ka dhënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë për lajmi.net.

Hoxhaj këtë e ka arsyetuar për faktin se viti i ardhshëm, do të jetë vit zgjedhor në disa nga vendet udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe problemet brenda BE-së.

“Meqë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën do të vendosë Parlamenti Evropian në janar dhe shkurt të 2017 dhe këtu ende mendoj se kemi një mundësi. Prandaj, do të duhet të bëjmë edhe një përpjekje në janar për ta ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”.

Mobi Casa

“Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë duhet ta harrojmë liberalizmin e vizave në vitin 2017, meqë është vit zgjedhor në vendet udhëheqëse të BE-së si Francë, Gjermani, Holandë dhe ka një lodhje nga politika e lëvizjes së lirë dhe nga migrimi brenda vetë BE-së”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Sipas tij, miratimi i marrëveshjes së Demarkacionit përveç se do të përmbushte kriterin e fundit për heqjen e vizave, kjo marrëveshje do ta bënte Kosovën me një kufi ndërkombëtar, meqë kur do të ratifikohej nga të dyja vendet, Kosova dhe Mali i Zi do ta depononin në Sekretariatin e OKB-së si një marrëveshje ndërkombëtare.

Kosova kishte marr rekomandim për heqjen e vizave më 4 maj nga Komisioni Europian. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.