UBT

Hoxhaj në “Vecernji list” godet Milanoviqin: Deklarata e tij si e Akademisë serbe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryediplomati kosovar dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarata e presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic se “ndërkombëtarët e kanë aneksuar Kosovën nga Serbia” është një marrëzi që duhet refuzuar si e tillë.

Hoxhaj për gazetën kroate “Vercenji” ka thënë se deklarata e Milanovic ngjan më shumë me qëndrim të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse të Serbisë se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Deklarata e presidentit kroat është një marrëzi që duhet refuzuar si të tillë sepse shtrembëron shumë të vërteta historike dhe politike. Ajo deklaratë më shumë i ngjanë një konstatimi të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse Serbe se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës sikurse është Kroacia”, ka thënë Hoxhaj për mediumin kroat.

Eco Higjiena

Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është kundër realitetit historik në Ballkan.

“Rrjedhimisht kjo deklaratë është kundër realitetit historik në Ballkan që dy shtetet tona si Kroacia dhe Kosova e përfaqësojnë. Pra e ndajnë të njëjtin fat të rrugëtimit që nga Jugosllavia deri tek përballja e përgjakshme me Serbinë e Millosheviqit. Kosova është shtet i pavarur dhe një realitet i pakthyeshëm i njohur nga të gjitha shtetet demokratike të botës”, ka përfunduar Hoxhaj./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.