FIDANISHTJA

Hoxhaj: Në Samitin e Berlinit mund të ketë zotim për përmbyllje të dialogut gjatë 2019-s

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në fund të këtij muaji pritet të udhëtojnë për në Gjermani, me ç’rast do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës i kanë thënë gazetës “Zëri” se temë kryesore e Samitit do të jetë dialogu me Serbinë, porse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje finale mes dy vendeve. Por pavarësisht faktit se në takimin e 29 prillit pritet të diskutohet për vazhdimin e dialogut dhe për heqjen e taksës, presidenti e kryeministri do të shkojnë në Berlin me qëndrime të kundërta rreth këtyre çështjeve.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxha ka thënë se në këtë takim mund të ketë zotim evropian nga Franca e Gjermania që procesi i dialogut të përmbyllet gjatë këtij viti, pasi që sipas tij pas marrëveshjes së Prespës prioritet kryesor është Kosova, përcjell zeri.info.

KKVITI

“Pas Marrëveshjes së Prespës, e cila e ka zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë, prioritet evropian në Ballkan dhe prioritet amerikan në Ballkan, por edhe përtej Ballkanit do të jetë Kosova. Natyrisht që në këtë samit fokusi kryesor do të jetë dialogu Kosovë -Serbi, si mund të vazhdohet ai. Mund të ketë një zotim evropian përmes dy shteteve më të mëdha në BE që të përmbyllet ky proces gjatë 2019-s”, ka deklaruar Hoxhaj për “Zërin”.

Ai ka shtuar se nuk mund të pritet arritja e një marrëeshjeje mes Kosovës dhe Serbisë në këtë Samit, pasi është takim multilateral e jo bilateral mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të jemi të gabuar nëse ne mendojmë që në një takim ku janë kancelaria gjermane, presidenti francez, presidenti i Komisionit Evropian, Mogerini, por edhe kryeministra e presidentë të vendeve të rajonit të arrihet ndonjë marrëveshje, se ky nuk është një takim bilateral Kosovë – Serbi, por është një takim multilateral dhe në takime të tilla mund të ketë zotime, afate kohore, mund të ketë mbështetje evropiane, por nuk mund të përfundojë me ndonjë marrëveshje”, ka theksuar ai./ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.