ARKATANA

Hoxhaj: Në luftën kundër pandemisë në krah kemi aleatin tonë më të madh, SHBA’në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka falënderuar SHBA’në për donacionin e gjysmë milionit të vaksinave anti-Covid që erdhën sot në Kosovë.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lufta ndaj pandemisë nuk ka përfunduar ende, për asnjë shtet në botë.

Ai, tutje ka thënë se për ta mposhtur COVID-19, bota ka shtuar intensitetin e vaksinimit dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë.

FIDANISHTJA

Tutje, Hoxhaj ka thënë se donacioni i fundit nga SHBA-ja tregon se në këtë luftë Kosova nuk mbetet e vetëm.

“Lufta ndaj pandemisë nuk ka përfunduar ende, për asnjë shtet në botë. Për ta mposhtur COVID-19, bota ka shtuar intensitetin e vaksinimit dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë. Donacioni i SHBA-së, mbi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid, të siguruara për Kosovën nga Presidenti Joe Biden, tregon se në këtë luftë ne nuk mbesim të vetëm. Në krah e kemi aleatin tonë më të madh, Amerikën! Vaksinohuni!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.