Fundamenti

Hoxhaj: Ne jemi fitues neve na takon qeveria

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i PDK’së Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi është në një fazë të një ngërçi politik. Ai ka thënë se ky ngërç duhet të tejkalohet me bashkëveprimin e të gjitha partive politike, të cilat e shohin interesin e shtetit të Kosovës nga një perspektivë më afatgjatë.

Hoxha ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi presidentja e vendit ka kërkuar interpretim se kush ka të drejtë të jetë mandatari i qeverisë së re.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se grupi i partive politike, LDK, AAK e Nisma është vetëm një veprim deklarativ.

“PDK është fituese e mirëfilltë e këtyre zgjedhjeve. Fitorja jonë është historike. Në këtë drejtim ne do të jemi ata që do ta formojmë qeverinë”, ka thënë Hoxhaj për Epokën e Re.